Ka përfunduar ndeshja e basketbollit ndërmjet përfaqësueses të Kosovës dhe asaj të Maqedonisë më rezultat 73-76 në favor të skuadrës kundërshtare.
Federata e Basketbollit të Kosovës ka zhvilluar këtë ndeshje në kuadër të raundit të dytë të para-kualifikimeve për FIBA Eurobasket 2021.
Ndeshja ka filluar në orën 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Me gjithë përkushtimin e basketbollistëve të Kosovës, maqedonasit kanë arritur që ta përfundojnë lojën me tre pikë epërsi.
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.