Ndeshja e parë e gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve në mes të Real Madrid dhe Chelsea ka përfunduar me rezultat të barabartë 1 me 1.
Golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë të lojës.
Në minutën e ’14 me asistim të Rudiger shënoi Pulisiq me një finalizim perfekt, ndërsa për madrilienët i saktë për gol ishte Karim Benzema në minutën e '29 pas një asistimi të Militaos.
Të mërkurën luan Paris SG me Manchester City me fillim nga ora 21:00, ndërsa ndeshja e kthimit për Chelsean dhe Realin do të luhet javën tjetër më 4 maj.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.