Z Mobile Prishtina e ka mbyllur ëndrrën evropiane për sivjet pasi është diskualifikuar nga Donar Groningen duke humbur me rezultat 80:55, shkruan Klan Kosova.
Kryeqytetasit që në Holandë udhëtuan me 20 pikë epërsi nuk arritën të mbanin atë dhe loja e mirë e holandezëve përfshirë këtu edhe nervozizmin e lojtarëve të Prishtinës bëri që të humbte koncentrimi në lojë.
Në Prishtinë, Plisat triumfuan me rezultat 84:64 por që këtë të shtunë ata nuk arritën të fitonin ndeshjen apo ta humbnin me një epërsi më të ulët që do t'ua mundësonte kalimin tutje.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.