Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen basketbollistike mes Kosovës dhe Maqedonisë, e vlefshme për kualifikimet në EuroBasket.
Kosova nuk është treguar edhe shumë e suksesshme gjatë kësaj pjese, meqë është duke ndjekur rezultatin në të dy çereket. Mbrojtja e ekipit tonë është duke çaluar dhe maqedonasit janë duke e shfrytëzuar mjaft mirë këtë gjë.
Lis Shoshi në çerekun e dytë ishte njëri nga lojtarët kryesorë, pasi mbyllte hapësira që mund ta dënonin Kosovën si dhe është duke shënuar pikë për të.
Maqedonia është në avantazh 5 pikë dhe mbetet të shihet nëse Kosova është në gjendje për të kthyer rezultatin në favor të saj.
Ekipi i Kosovës gjendet në një grup me Maqedoninë dhe Rumaninë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.