Lajmet e fundit

"Njësia për Ndërlidhje me Gjykatat, në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, më 06.07.2026, ka realizuar me sukses lokalizimin dhe arrestimin e një personi të kërkuar me urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë", thuhet në njoftimin e Policisë.Sipas autoriteteve, urdhër-arresti ishte lëshuar për veprën penale "Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse." Policia njoftoi se, pas përfundimit të procedurave, i arrestuari është dërguar në institucion korrektues për vuajtjen e dënimit.
"Pas përfundimit të procedurave policore, personi është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vitesh, duke përfshirë edhe periudhën e kaluar në paraburgim", theksohet në njoftim.Në fund, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ritheksoi përkushtimin për zbatimin e vendimeve të organeve të drejtësisë.
"Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet maksimalisht e përkushtuar në zbatimin e vendimeve të organeve të drejtësisë dhe në realizimin e urdhër-arresteve, me synim forcimin e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit", përfundon njoftimi.