Ka përfunduar afati për paraqitjen e klubeve për edicionin e ri 2020/2021 në basketboll.
Në sezonin e ri në Superligë do të garojnë tetë skuadra, kurse për një vend në “play-out” do të garojnë Trepça dhe AS Prishtina, bën të ditur Federata e Basketbollit e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
"Klubet e regjistruar për Superligë janë: Sigal Prishtina, Peja, Bashkimi, Ponte Prizreni, Golden Egale Ylli, Rahoveci, Trepça, Vëllaznimi".
“Ndërkohë, për Ligën e Parë janë paraqitur: Lipjani, Marigona Hill Prishtina, Istogu, AS Prishtina, Prishtina e Re, Vushtrria, Drita, Mega Sport dhe Neë Basket”.
Edicioni i ri do të nisë në mesin e muajit tetor me ndeshjet e Superkupës për të vazhduar më pas me takimet e Superligës.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.