Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet kryesore të Ligës së Kombeve këtë të enjte.
Italia po udhëheq me rezultat prej 2-1 kundër Belgjikës, falë golave Cambiasos i cili shënoi në minutën e parë dhe Reteguit i cili shënoi në të 24-tën.
Ndërsa, në minutën e 40-të, Italia mbeti me një lojtar më pak në fushë, ku Pellegrini u ndëshkua me të kuq, teksa pas një skene mirë të përgatitur De Cuyper shënoi për 2-1.
Tri gola u shënuan në ndeshjen Izrael – Francë, ku Camavinga shënoi për francezët në minutën e 7-të, për ta barazuar rezultatin Izraeli me Gandelman në të 24-tën, ndërsa katër minuta më vonë Nkunku shënoi për 1-2.
E, ndeshja Angli – Greqi u mbyll pa gola gjatë 45 minutave të para, me një gol të anuluar të Greqisë në minutën e 11-të.