E kemi parë se sa në mënyrë të besueshme shfaqen krijesat e ndryshme mes tyre edhe kafshët nëpër filma dhe seri të prodhuara nga gjigantë filmikë.
Zakonisht këto krijesa krijohen me imazhe të gjeneruara në mënyrë kompjuterike të cilat janë sofistikuar në atë masë saqë duken tejet reale.
Mirëpo, produksionet vazhdojnë të punësojnë aktorë që ndryshe njihen edhe si performues krijesash.
Njëri prej tyre është edhe Ed Osmon fytyrën e të cilit nuk e kemi parë - por punën e tij po, në filma si “Dumbo”, Star Wars: The Return of The Jedi” dhe “Fantastic Beasts”.
Pavarësisht se përdorin imazhe kompjuterike, film-bërësit marrin aktorë si Ed-i të cilët bartin proteza, kostume e nganjëherë vetëm një veshje të gjelbër.
Psh. në filmin “Dumbo” ai luan një elefant i cili është krijuar në mënyrë kompjuterike. Ai në këtë film ka bartur vetëm një kostum të gjelbër.
Por në këtë rast, film-bërësit nuk kanë pasur nevojë për fytyrën e tij, por për lëvizjet e tij. Prezenca e një aktori në një kostum të tillë, e kishte ndihmuar regjisorin Tim Burton në kompozicionim, si dhe që ta gjejë ndriçimin dhe këndet e duhura të kamerës.
Të pasurit një aktor aty gjithashtu e ka bërë më të lehtë për ata që t’i krijojnë lëvizjet e elefantit Dumbo, sidomos në skenat më të komplikuara në film.
Madje, Osmond ka pasur një dëgjuese në vesh teksa e ka performuar rolin në kostum, në mënyrë që të komunikojë me mbikëqyrësin vizual të filmit.
Osmond ka pasur në dispozicion vetëm katër javë për të stërvitur dhe ka punuar dy deri në tri orë në ditë duke ecur nëpër disa krahë të zgjatur që iu ndihmojnë zakonisht aktorëve t’i luajnë krijesat që ecin në katër këmbë.
Ai gjithashtu thotë të ketë parë me orë të tëra video të elefantëve duke ecur në mënyrë që t’i imitojë dhe portretizojë në mënyrë origjinale.
https://www.youtube.com/watch?v=i05BjWhthAY
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.