Grup muzikor " The Daggs" i të rinjve nga Hora e Arbëreshëvet, qytezë në Itali kanë performuar sot në Klan Kosova.
Ata gjatë një interviste në Ora e Pasdites treguan se edhe gjatë kohës së karantinës janë duke punuar.
Në këtë periudhë "The Daggs" bënë të ditur se e krijuan edhe një këngë të re.
Ky grup përbëhet prej pesë anëtarëve të cilët këndojnë dhe shkruajnë këngë arbëreshe dhe gjithashtu edhe në gjuhën shqipe.
Ata performancën në Klan Kosova e filluan me këngën në gjuhën shqipe "Drita" dhe vazhduan me këngën arbëreshe "Lule, lule".
https://www.youtube.com/watch?v=fho2cW7GvmI
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.