Derisa konsumimi i një diete të shëndetshme është e rëndësishme, ndonjëherë agjërimi inkurajohet gjithashtu.
Agjërimi u përhap në të gjitha fetë për shkak të përfitimeve shëndetësore dhe atyre shpirtërore.
Agjërimi nuk është uri, nuk është privim, por është një disiplinë ku dikush me dëshirë i jep pushim trupit dhe sistemit tretës, duke e përcjellë energjinë drejt përtëritjes dhe detoksifikimit, shkruan indianexpress, përcjell Klankosova.tv
Prandaj, agjërimi kuptohet si diçka që sjell shumë përfitime shëndetësore.
Themeluesja e “Food by Anahata”, Radhika Iyer Talati, ka shpjeguar se agjërimi është treguar të ketë shumë përfitime shëndetësore, nga humbja e peshës deri te funksionimi më i mirë i trurit.
Ajo ka thënë se ka mësuar disa gjëra për trupin e saj kur filloi agjërimin, gjë të cilën e ka bën tash e 11 vjet.
"Unë humba shumë peshë, por u bëra më e zgjuar, truri im filloi të punojë më mirë", ka thënë ajo.
“Mbajtja e ujit në trupin tim filloi të zvogëlohej, tretja ime u përmirësua, alergjitë e lëkurës sime u zhdukën. Fytyra ime filloi të shkëlqejë, flokët e mi filluan të rriten më mirë", ka vazhduar Talati.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.