Vaji i merlucit është një lloj vaji i peshkut që mund të merret në formën e tij origjinale ose edhe si pilulë.
Është shumë i pasur me vitaminat A dhe D, dhe numëron shumë dobi që mund t’ia sjellë një përdoruesi të rregullt të tij.
Ai ndihmon me dhimbjen e kyçeve si dhe njihet si përforcues i fortë i eshtrave, sidomos te fëmijët ku eshtrat janë në zhvillim e sipër.
Vaji i merlucit po ashtu ndihmon në trajtimin e inflamacionit, njashtu edhe atij kronik, pasi që shtyp proteinat që e promovojnë inflamacionin, si dhe falë përmbajtjes së antioksidantëve.
E mirë tjetër e tij është shëndeti i syve pasi që acidet omega-3 reduktojnë rrezikun për dëmtim nervor të syve si dhe atë të glaukomës.
Ky lloj vaji po ashtu redukton rrezikun për sëmundje të zemrës pasi që ul trigliceridet si dhe e rrit “kolesterolin e mirë” HDL.
Gjë tjetër e mirë që vjen nga vaji i merlucit është edhe zbutja e simptomave të ankthit dhe depresionit pasi që duke reduktuar inflamacionin kronik që është një ndër faktorët e këtyre dy të lartpërmendurave, ky vaj rrjedhimisht ndikon për të mirë në luftimin e ankthit dhe depresionit.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.