Hapësirë e rregulluar mirë, me ndriqim të pakët, e me një zë të ulët të muzikës relaksuese, që e bënë këtë hapsirë ideale për qetësi shpirtëror. Këto lloj hapësirash janë perfekte për praktikimin e Yoga.
Yoga është filluar si praktikë shpirtërore, por është bërë e famshme edhe si mënyrë e promovimit të mirëqenies fizike e psiqike.
Çdo lëvizje kryhet me kujdes të shtuar, duke i vënë në harmoni mendjen dhe trupin.
Sokol Gashi, trajneri i kësaj praktike, ka gjetur pasionin e tij të fshehtë për Yoga, nga nevoja për t'u ndjerë më mirë me veten duke i larguar energjitë negative nga mendja dhe trupi.
Kur mendja dhe trupi janë në harmoni, padyshim se njeriu funksionon shumë më mirë.
Prandaj, nga praktikimi i Yogas, largohen ngarkesat psiqike e fizike që akumulohen brenda nesh dhe ka përfitime të ndryshme, që i duhen pothuajse secilit njeri ditëve të sotme.
Pas një dite të lodhshme, Yoga mbetët qetësia shpirtërore dhe kënaqësia e ditës suaj.
https://www.youtube.com/watch?v=pgc92JQ2M1w
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.