Adhuruesit e UFC-së do të kenë një arsye më shumë për të qëndruar zgjuar sonte, pasi në orën 04:00 pritet një përballje e zjarrtë mes Dricus Du Plessis dhe Khamzat Chimaev.
Dy luftëtarët janë në formë dhe ky duel pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e peshave të mesme në UFC.
Chimaev, i njohur për stilin agresiv dhe dominimin total, kërkon të dëshmojë se është gati për titull.
Ndërkohë, kampioni aktual Du Plessis synon të mbrojë reputacionin dhe rripin.
Këtë përballje mund ta ndiqni në platformën më të madhe në vend, Art Motion, në Sport 1.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.