"Santiago Bernabeu", do të jetë arena e përballjes së dy gjigantëve të futbollit evropian.
Real - Madrid dhe Arsenal do të jenë karshi njëri-tjetrit në ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League.
Superderbi do të transmetohet eksluzivisht në Sport 1 të Artmotion në komentimin e Andin Lokajt.
Derisa përballja tjetër e Championsit do të jetë Inter - Bayern Munchen, dhe do të transmetohet në RTK.
Futbolli do të jetë në qendër të vëmendjes sot në platformën kryesore televizive në trojet shqiptare.
Në program do të jenë edhe dy ndeshjet së xhiros së 29-të të Superligës, ku do të përballen Llapi e Feronikeli si dhe Ferizaj dhe Malisheva.
Lojët nisin nga ora 15:00.
Llapi - Nikli, transmetohet në Sport 1 me komentim të Lirim Pecit, derisa Ferizaj - Malisheva në Sport 2 nën komentim të Naim Selmanit.
Derisa ora 19:00 është termin i rezervuar për basketboll.
Sonte do të zhvillohet ndeshja vendimtare në mes të Prishtinës dhe Vëllaznimit.
Artmotion këtë superndeshjen ua sjell në Sport 3 me Agon Fehmiun.
Kurse krejtësisht në fund, do të transmetohen momente kryesore të mbrëmjes së Champions, nga ora 23:30 në Sport 1.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.