Barcelona kundër Alba Berlinit është kryendeshja basketbollistike e mbrëmjes së sotme në Euroligë.
Ky duel fillon në orën 20:30 dhe transmetohet direkt në platformën Art Motion, në kanalin K-Sport 2, njofton Klankosova.tv.
Në të njejtin termin forcat i masin edhe Armani Milano dhe Paris Basketball, përballje kjo që te shikuesit vjen përmes K-Sport 3.
Ndeshja e parë e ditës së sotme nis nga ora 20:15 në Athinë, ku Olimpiakos është nikoqir i lituanezëve të Zalgiris (K-Sport1)

●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.