Futbollisti i Kombëtares së Avucrës, Manuel Akanji, në një intervistë me gazetarin Arlind Sadiku, foli rreth fitores së tyre karshi Kosovës.
Ai tha se lojtarët e Zvicrës ushtruan presion ndaj atyre të Kosovës gjatë pjesës së parë, ku dhe rezultuan me katër gola, transmeton Klankosova.tv.
“Mendoj se filluam shumë mirë. Ndeshja ishte paksa kaotike derisa shënuam golin e parë. Pati ulje-ngritje për të dy ekipet. Shënuam golin e parë nga ndërprerja e pastaj erdhi goli i dytë dhe ne vazhduam të bëjmë presion dhe shënuam 4 gola që është shumë mirë për ne. Provuam të shënonim edhe në pjesën e dytë por nuk ishim mjaftueshëm të efektshëm. Nuk e luajtëm mirë pasimin e fundit dhe nuk shënuam kur i patëm mundësitë, por jam i lumtur qe nuk pranuam gol dhe që shënuam 4”, tha Akanji.
Sipas tij, faktori kryesor që vendosi rezultatin e ndeshjes ishte energjia që sollën si ekip.
“Mendoj se ishte energjia jonë që e sollëm në ndeshje. Mund të vërehej që nga fillimi që ne donim të sulmonim, ta përshpejtonim lojën, dhe shënuam kur e patëm rastin edhe pse Kosova mundohej të sulmonte por ne qëndruam pozitive dhe rezultati mendoj se ishte i merituar”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, Akanji tha se gjatë pjesës së dytë, Zvicra nuk pati nevojë të bënte presion ndaj Kosovës, pasi sipas tij, ishin futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës që nuk u munduan.
“Nuk kishim arsye që të bënim shume presion më. Ata duhej të përpiqeshin të bënin rikthim dhe të fitonim ndeshjen. Kur patëm mundësi, sulmuam dhe krijuam disa raste. Nuk ishte çështja që donim të kursenim energji në pjesën e dytë, por kur ata nuk na bënin presion ne nuk kishim nevojë të luanim. Nëse ata prisnin, ne ishim me 4 gola në epërsi”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.