Super përballja mes kampionëve në fuqi të LA Lakers dhe liderëve të Konferencës Perëndimore, Utah Jazz do të mbyllë ditën e shtunë në kanalet sportive të platformës Artmotion.
Dy skuadrat janë duke kaluar në një formë të mirë ndeshjet e fundit dhe do kërkojnë, përveç fitores edhe epitetin e më të mirit në takimet direkte mes tyre.
Kjo super ndeshje zhvillohet në orën 22:30 dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1.
22:30 UTAH JAZZ – LA LAKERS ART SPORT 1
Dueli që pritet të jetë nga shumë analistë edhe finalja e Konferencës Perëndimore, Utah Jazz – LA Lakers tani takohen në rrethana të ndryshme. Kampionët në fuqi që tash e disa kohë janë pa dy lojtarët më të mirë, LeBron James dhe Anthony Davis, nuk po kalojnë formë të mirë dhe nga kreu i tabelës ku është Utah Jazz, e shohin veten në vendin e pestë të perëndimit, transmeton KlanKosova.tv.
Dhe kur jemi në ditët e fundit para rikthimit të yjeve në skuadër, Lakers do të synojë të mbledhë sa më shumë fitore.
Nga ana tjetër, Utah Jazz po vazhdojnë të shkëlqejnë në vendin e parë të klasifikimit duke u bërë ndër skuadrat pretendente për titull kampion.
Të përzgjedhurit e Quin Snyderit janë skuadra me më së paku humbje në perëndim dhe këtë formë të mirë do kërkojnë ta vazhdojnë ndaj kampionëve në fuqi me probleme.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar më 25 shkurt, ishin Utah Jazz që mposhtën LA Lakers me rezultat 114:89.
Kryendeshja mes dy pretendentëve për titull kampion në NBA, zhvillohet të shtunën nga ora 22:30 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.
PESËSHET E MUNDSHME TITULLARE:
LA LAKERS: ANDRE DRUMMOND, MARKIEFF MORRIS, KYLE KUZMA, CALDWELL-POPE, DENNIS SCHRODER.
UTAH JAZZ: RUDY GOBERT, ROYCE O’NEALE, BOJAN BOGDANOVIC, JOE INGLES, MIKE CONLEY.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.