Lajmet e fundit

“Ndeshja ka qenë e baraspeshuar, ku dy skuadrat janë ruajtur taktikisht. Spanja nuk ka dominuar ashtu qysh jemi mësu me e pa deri më tash në këtë kompeticion, mirëpo ka dominu sa i përket kontrollit të ndeshjes. Kisha me thënë se gjatë gjithë ndeshjes ka qenë një ligjëratë se qysh kontrollohet një ndeshje futbolli, edhe pse gjatë ndeshjes së parë e kisha përshtypjen që po ngjason me një skuadër pa dhëmbë, sepse në sulm nuk kanë ditë me finalizu dhe nuk kanë ditë me ardh deri në situata vetëm me portierin”, tha Aliu në Klan Kosova.Ndërsa për Portugalinë, Aliu tha se nuk pati shumë iniciativa për sulm.
“Nga ana tjetër, Portugalia është mbrojt shumë me një bllok mesatar të ulët dhe dy mesfushor defansiv, gjatë gjithë ndeshjes. Por mosiniciativa për sulm, ka bërë që presioni i Spanjës gradualisht me u rrit edhe në fund me përfundu deri te goli përfundimtar”.