Kandidati për MVP, Joel Embiid së bashku me shokët e skuadrës perballen ndaj Dallasit të Luka Donçiq në duelin shumë të rëndësishëm të mëngjesit të së premtes. Ky takim interesant nga liga më atraktive e basketbollit në botë transmetohet live dhe ekskluzivisht të premten me fillim nga ora 01:00 në Art Sport 1.
01:00 DALLAS - PHILADELPHIA ART SPORT 1
Philadelphia ka shkëlqyer në 31 takimet e para të sezonit të rregullt duke arritur 20 fitore krahas 11 disfatave e në këtë mënyrë edhe duke arritur të mbajë tani e disa javë pozitën e parë në bregun lindor. Nga ana tjetër Dallasi po qëndron në pozitën e dhjetë të perëndimit, shumë afër pozitave të playoff.
Momentalisht Dallas Mavericks nuk duket të kenë ndonjë mungesë, e edhe trajneri i 76ers, Doc Rivers duket se do e ketë organikën e plotë për këtë duel.
Përballje kyqe nga ky duel pritet të jetë ajo mes Luka Donçiq dhe Ben Simmons, por Mavericks duhet patjetër të bëjnë kujdes edhe nga Embiid i rrezikshëm.
Dallas, 5-shja e mundshme startuese:
Luka Donçiq, Jalen Brunson, Tim Hardaëay Jr, Maxi Kleber, Kristaps Prozingis
Philadelphia, 5-shja e mundshme startuese:
Ben Simmons, Seth Curry, Matisse Thybulle, Tobias Harris, Joel Embiid
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.