Takimi i mbetur nga xhiro e 20-të e Superligës së basketbollit kosovar në mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit vjen drejtpërdrejt nga karagaqi në ekranët tuaja përmes platformës numër një në vend, Artmotion.
19:00 KB Peja – Golden Eagle Ylli ART SPORT 2
Dy rivalët për kreun e tabelës në Five Star Superligën e basketbollit, Peja dhe Ylli duelojnë mes tyre në palestrën mitike të “Karagaqit” për të arritur edhe fitoren e radhës në luftën për titull. Kjo ndeshje interesante dhe atraktive mes tyre transmetohet këtë të mërkurë me fillim nga ora 19:00 live dhe ekskluzivisht në Art Sport 2.
Peja vjen në këtë duel pas një humbjeje të papritur ndaj Vëllaznimit të pësuar në fundjavë në një duel ku asgjë nuk funksionoi për skuadrën me histori të madhe në basketbollin kosovar, teksa edhe suharekasit nga ana tjetër vijnë pas një disfate të pësuar nga rivali tjetër direkt për kreun e tabelës, Rahoveci dhe vetëm një fitore mund t’ia kthente moralin lartë për pjesën e mbetur të kampionatit.
Si do që të jetë forma aktuale e skuadrave, kjo ndeshje është një nga klasiket e këtij sezoni në elitën e basketbollit kosovar dhe si e tillë nuk duhet humbur asesi.
Peja, 5-shja e mundshme startuese:
Dandy, Ëalters, Dixon, Grapci, Berisha
Ylli, 5-shja e mundshme startuese:
Clark, Kastrati, Bunjaku, Morant, Zekiqi
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.