Presidenti i Komiteti Olimpik i Kosovës, Ismet Krasniqi, ka vizituar sot turneun ndërkombëtar të padelit FIP Bronze Prishtina, i cili po mbahet në qendrën Terra Padel Society.
Ky turne ka mbledhur mbi 100 padelistë nga 25 shtete të ndryshme të botës, duke shënuar një ngjarje të rëndësishme për zhvillimin e sportit të padelit në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë vizitës, Krasniqi përgëzoi drejtuesit e Federata e Padelit e Kosovës për organizimin e këtij turneu, i cili konsiderohet i pari i këtij niveli që organizohet në vend.
Ai vlerësoi punën e kryetarit të federatës, Besim Shulemaja, si dhe sekretarit të përgjithshëm, Jusuf Kika, për angazhimin në promovimin dhe zhvillimin e këtij sporti në Kosovë.
Krasniqi gjithashtu uroi të gjithë garuesit për suksese dhe zhvillim të mbarë të turneut.
Në kuadër të vizitës, Krasniqi zhvilloi takim edhe me sportistët kosovarë, veçanërisht me padelistët nga diaspora, Albin Jahaj dhe Albiona Gashi, të cilët pritet ta përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare në të ardhmen.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.