Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers do të ndeshen për herë të katërt me radhë në finalet e NBA-së.
Të dyja skuadrat u djersitën shumë në ato të Konferencës Lindore, respektivisht atë Perëndimore, pasi fituan seritë në ndeshjet e shtata.
Përderisa Cavs fituan takimin e shtatë të serisë si mysafirë të Boston Celtics, Golden State Warriors e mposhti Houston Rockets po ashtu si mysafir në përballjen e fundit (4:3).
Më 2015, kishte nisur ky rivalitet, kur GSW kishte fituar 4:2 në seri dhe ishte shpallur kampion.
Një vit më pas kishte pasur hakmarrja e Cavaliers, të cilët ia kishin mohuar titullin në shtatë ndeshje kampionit i cili kishte thyer rekordin për më së shumti fitore në stinorin e rregullt, gjithsej 73.
Ndërkaq, vitin e kaluar kampionë u shpallën GSW pasi që e kaluan lehtë serinë ndaj Cavs, duke i mposhtur 4:1.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.