Prishtina ka qenë sot nikoqire e një ngjarjeje të rëndësishme për basketbollin evropian, mbledhjes së Komisionit për të Rinj të FIBA Evropës (FIBA Europe Youth Commission), e cila u mbajt për herë të parë në Kosovë.
Në këtë takim vjetor morën pjesë përfaqësues nga shumë vende evropiane, përfshirë edhe Presidentin e FIBA Evropës, Jorge Garbajosa, i cili po ashtu po qëndron në vizitë zyrtare në vendin tonë.
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, që njëkohësisht mban postin e nënkryetarit të këtij komisioni, u shpreh krenar për zhvillimin e këtij takimi në Prishtinë: “Ky është një tregues i besimit dhe vlerësimit që FIBA ka ndaj Kosovës dhe punës së FBK-së,” tha Fetahu, transmeton Klankosova.tv.
Ky organizim, së bashku me aktivitetin paralel FIBA Europe U14 Get Together, konfirmon pozitën gjithnjë e më të fortë të basketbollit kosovar në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar se Kosova po bëhet një adresë serioze e ngjarjeve të rëndësishme të FIBA Evropës.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.