Lajmet e fundit
Nëse jeni të sinqertë me veten, atëherë tashmë e dini që jo të gjithë njerëzit rreth jush do të ju përkrahin me zgjedhjet që i bëni.

Do të paragjykoheni vazhdimisht. Është e pashmangshme. Por kjo nuk do të thotë se ju duhet të kërkoni falje për një vendim me të cilin të tjerët nuk pajtohen.
Të kërkosh falje për gjërat për të cilat nuk të vije keq, do të thotë të mos jesh vetvetja.
Prandaj, për këto gjëra mos kërkoni falje:
Pse jeni vetvetja
E kaluara juaj mbetet e kaluara juaj. Sado që familjarët apo miqtë tuaj ua kujtojnë shpesh diçka nga e kaluara juaj që nuk ju pëlqen dhe arrijnë të ju manipulojnë, ju nuk duhet të kërkoni falje. Të gjithë bëjnë gabime. Të gjithë kemi qenë tinejgjerë dhe kemi bërë gabime. Nëse ju keni arritur ta falni veten për ato që keni bërë në të kaluarën, nuk keni arsye tu kërkoni falje të tjerëve.
Preferencat seksuale
Se a ju pëlqejnë djemtë apo vajzat, kjo është një çështje që ju takon plotësisht juve. Sikurse që nuk do të kërkonit falje se ju e pëlqeni ngjyrën e gjelbër dhe shoku juaj pëlqen ngjyrën ë kaltër, njëjtë nuk duhet t’i kërkoni askujt falje për preferencat tuaja seksuale. Prindërit dhe miqtë tuaj duhet të ju duan për atë që jeni.
Kur e thoni mendimin tuaj
Sa herë që ju e shprehni mendimin tuaj dhe dikush nuk pajtohet me të, nuk duhet të kërkoni falje. Mendimi yt është pjesë e jotja dhe nuk duhet të manipulohet nga askush.
Të ndiqni ëndrrat tuaja
Tu shkosh pas ëndrrave është vetë misioni i jetës. Fatkeqësisht shumë njerëz kërkojnë falje pse kanë vrapuar pas ëndrrave të tyre. Çka do që keni lënë pas që t’i ndiqni ëndrrat e tuaja, nuk meritojnë kërkim faljen tuaj sepse ishte vendimi juaj.