Pas humbjes nga Malisheva në xhiron e kaluar, liderja e Superligës së Kosovës në futboll, duket se është këndellur shpejt.
Për 26 minuta, Drita mori avantazh të dyfishtë ndaj Prishtinës, raporton Klankosova.tv.
Dy gola të Veton Tushës i mbajnë "Intelektualët" në hap të mirë distance ndaj Ballkanit, pasi edhe suharekasit po avancojnë ndaj Gjilanit, me golin e Sunday Adetunjit.
Këto dy ndeshje e mbyllin javën e 29' në Albi Mall Superligë, teksa paraprakisht Dukagjini e Suhareka luajtën baras, 1-1, kurse Ferizaj mundi Malishevën 1-0, sikurse edhe Llapi Feronikelin'74, me rezultat të njejtë.
Drita - Prishtina po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kreysore shqiptare, ArtMotion!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.