Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur me superlativa për sulmuesin e Bournemouth-it, Antoine Semenyo, pas paraqitjeve mbresëlënëse të këtij të fundit në Premier League.
“Ai është shumë i mirë, absolutisht. Është një lojtar i jashtëzakonshëm,” tha tekniku spanjoll.
Semenyo ka qenë një nga surprizat më të këndshme të sezonit, duke spikatur me shpejtësinë, forcën dhe aftësinë për të krijuar raste në zonën kundërshtare.
Shumë top klube janë vënë pas yllit të Qershive pas superperformancave të tij edhe gjatë këtij sezoni.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.