Penza ka fituar ndeshjen e katërt të finales ndaj Bashkimit me rezultat 72-58, në kuadër të EBC Ligës së femrave në basketboll.
Te Penza më të dalluarat ishin, Gabrielle Cooper me 23 pikë e 10 kërcime, Arbnore Përquku me 14 pikë, 8 kërcime dhe 9 asistime, si dhe Valbona Bytyqi me 18 pikë, njofton Klan Kosova.
Ndërsa te Bashkimi u dallua Aisha Balarabe me 14 pikë e 14 kërcime.
Të enjten zhvillohet ndeshja e fundit e finales ku do të vendoset përfundimisht për titullin e kampionit.
Ndeshjen e së enjtes mund ta ndiqni ekskluzivisht në Artmotion.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.