Matt LeBlanc, i njohur për publikun më shumë për rolin e tij si Joey Tribiani në serinë e famshme Friends, ka njoftuar se do të dëshironte të tërhiqej nga aktrimi.
Ai mori pjesë në shoun Conan, dhe i tha udhëheqësit të emisionit, Conan O’Brien, tha se do “të dëshironte” që të tërhiqej.
“Do t’i mbush 50 brenda disa jave, po plakem”, shpjegoi ai.
“Mendoj që do të dëshiroja të tërhiqesha më mirë herët se sa vonë, sepse do të dëshiroja të mos bëj asgjë”, shtoi ai.
“Këtë do të doja ta bëja. Thjesht asgjë. Asgjë. Zero”, shtoi ai.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.