Trajneri i basketbollit, Jim Boeheim, është pensionuar nga Syracuse University pas 47 vjetësh.
Ai për gjashtë vjet të tjera kishte shërbyer si asistent në këtë klub universitar, dhe po ashtu si lojtar për katër stinorë.
Pra, prej 78 vjetëve të tij jetë, 57 prej tyre i ka kaluar te ky institucion, 400 kilometra larg New Yorkut të tij.
Madje Marca shkruan për kuriozitet që kur ai ishte bërë kryetrajner i këtij klubi më 1976, Michael Jordani kishte qenë vetëm 13 vjeç, Magic Johnsonit i duheshin edhe tre vjet para hyrjes në NBA, ndërkaq LeBron Jamesi ishte tetë vjet larg së qeni i lindur.
Sidoqoftë, rekordin për jetëgjatësinë e tij si trajner e mban Jim Phelan, që trajnoi Mount St. Mary’s për 49 vjet.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=fa1Jpo0SYMI
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.