Tenistja e famshme Camila Giorgi është pensionuar në heshtje nga tenisi në moshën 32-vjeçare, ndërsa italiania thuhet se do të fokusohet në karrierën e saj si modele për të brendshme.
Giorgi suksesin më të lartë e ka arritur në çerekfinalen e Wimbledon në 2018 - duke u renditur në vendin e 26-të në 2018.
Ajo ka zhvilluar një reputacion në lojën e femrave, por ka fituar vëmendje edhe për karrierën e saj të modelingut jashtë fushës dhe prezencën si një yll i mediave sociale.
Giorgi ka më shumë se 730,000 ndjekës në Instagram dhe shpesh poston foto të nxehta duke shfaqur një sërë brendshmesh dhe veshjesh sportive për markën e saj të modës të quajtur Giomila.
Ajo ka kombinuar punën e saj si një teniste profesioniste, si dhe një modele dhe pronare biznesi, por sipas Marca, Giorgi tani do të fokusohet në modë pasi është përfshirë nga Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit si një lojtare 'pensioniste'.

Giorgi ka qenë më parë nën kritika pasi u përball me akuza në vitin 2022 se ajo përdori një certifikatë të rreme vaksinimi Covid për të luajtur në Australian Open - të cilën ajo dhe babai i saj e mohuan.

●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.