24.09.2016 · përditësuar para 3572 dite1 min lexim
Një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave në NBA, Kevin Garnett, ka njoftuar se do të pensionohet pas 21 sezoneve të kaluara në ligën më të fort në botë, njofton Klan Kosova.
Garnett dhe Timberwolves kishin arritur një kontratë prej tetë milionë dollarësh për sezonin 2016/17, por, përkundër se Garnett nuk do të luajë, klubi përsëri do t’ia paguajë tetë milionët.
Garnett që tashmë ka mbushur 40 vjet është një nga lojtarët më produktiv në histori të NBA.
Ai 13 nga 21 sezonet e tij në ligë i kaloi me ekipin e tij të zemrës Minnesota.
Garnett ishte draftuar në vitin 1995 derisa ende ishte gjimnazist.
15 herë i përfshirë në ekipin e yjeve, apo siç njihet “All Star” ai listohet si koshashënuesi i 17-të në histori të NBA-së me 26,071 shënime, i nënti në histori për nga kërcimet me 14.662 dhe i 17-ti në histori për bllokada me 2.037, njofton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=0mhUlZl3tyU
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.