Lajmet e fundit

Selia e Forumit të Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura ka konfirmuar vdekjen e një tjetër pengu të marrë nga Hamasi, raporton SKynews, transmeton Klan Kosova.
Judi Weinstein, bashkëshorti i së cilës Gadi Haggai u konfirmua i vdekur javën e kaluar, thuhet se është vrarë më 7 tetor, përpara se luftëtarët e Hamasit ta kthenin trupin e saj në Gaza.
"Në mëngjesin e 7 tetorit, ata dolën për shëtitjen e tyre të rregullt të mëngjesit në fushat e Kibbutz Nir Oz ku jetonin", thuhej në një deklaratë nga forumi.
“Judi arriti të njoftojë miqtë se ata ishin qëlluar dhe se Gadi ishte plagosur rëndë – ishte kontakti i fundit me ta”.