Është kryer 0:0 pjesa e parë midis Real Madridit dhe Arsenalit në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Bukayo Saka pati shans të artë të sillte qetësi te klubi i tij, por dështoi me panenkë nga pika e bardhë në minutën e 13-të.
Ndërkaq, në minutën e 23-të u akordua penalti për Real Madridin pas ndërhyrjes së Declan Rice-t ndaj Kylian Mbappe-së, por pas pesë minutash rishqyrtim, gjyqtari tërhoqi vendimin pasi vlerësoi se nuk ishte ndërhyrje e palejuar.
Takimi i parë në Emirates Stadium kishte mbaruar 3:0 në të mirë të londinezëve.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.