Llapi është skuadra që qëndron në Superligë, pas fitores në penallti ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e barazhit.
Gjithçka ishte e barabartë deri në penallti, por që nga pika e bardhë, llapjanët u treguan më të saktë se vushtrriasit.
Llapi shënoi katër penallti, ndërsa Vushtrria vetëm një, gjë që ia siguroi llapjanëve mbetjen në Superligë, njofton Klankosova.tv.
Në pjesën e parë të kohës së rregullt, ishte Vushtrria ajo që sulmoi më tepër dhe pati raste të mira shënimi, por që nuk arritën t’i konkretizonin në gol.
Ndërsa, pjesa e dytë i takoi Llapit, por ngjashëm si Vushtrria, as ata nuk mundën që topin ta çonin në rrejtë.
E, në pjesën e parë të vazhdimeve, Vushtrria mbeti me një lojtar më pak në fushë, por përkundër që ishin me 10 lojtarë, qëndruan mjaftë mirë deri në fund.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
B
SHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.