Sam Van Aken artist dhe profesor në Universitetin e Sirakuzës, përdor shartim interesant, për të krijuar pemë e cila do të mbajë në degët e saj rreth 40 lloje të ndryshme të frutave, përcjellë Klan Kosova.
Procesi i shartimit përfshinë rrafshimin e disa degëve, nga një peme burbuqe, duke i prerë më pas degët e për t’i ngjizur së bashku me disa nga degët e frutave të ndryshme.
Ajo për disa vite ka filluar të sjell fruta të ndryshme dhe në çdo pranverë ajo lulëzon degët me ngjyrë të bardhë,vjollcë, rozë, e në verë fillon prodhimet e saj.
Artisti Van Aken, thotë se kjo është një vepër arti të cilin e ka krijuar nga shumë duzinë të pemëve të cilat janë mbjellë në vende të ndryshme në mbarë Shtetet e Bashkuara, transmeton Klan Kosova.
Për më shumë ndiqeni videon:
https://www.youtube.com/watch?v=ik3l4U_17bI
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.