Plani i përfolur i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi për një udhëtim në Tajvan, ka zemëruar Kinën dhe e ka lënë Shtëpinë e Bardhë me një kokëçarje të rëndë gjeopolitike.
Sa problem i madh është ky?
Kina ka paralajmëruar për "pasoja të rënda" nëse zonja Pelosi do të vazhdonte me vizitën e saj.
E dyta në radhën e presidencës, Pelosi do të ishte politikanja më e lartë amerikane që do të udhëtonte në ishull që nga viti 1997.
Kjo çështje e mundon Kinën, e cila e sheh Tajvanin e vetëqeverisur si një provincë të shkëputur që duhet të bëhet pjesë e vendit. Pekini nuk e ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për ta arritur këtë.
Javën e kaluar, presidenti amerikan Joe Biden u tha gazetarëve "ushtria mendon se nuk është një ide e mirë", por Shtëpia e tij e Bardhë e ka quajtur retorikën kineze kundër çdo udhëtimi të tillë "qartësisht të padobishme dhe jo të nevojshme", raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Departamenti i Shtetit thotë se Pelosi nuk ka njoftuar ndonjë udhëtim dhe qasja e SHBA-së ndaj Tajvanit mbetet e pandryshuar.
Ndërsa SHBA-ja ruan atë që quhet "marrëdhënie e fortë, jozyrtare" me Tajvanin, ajo ka lidhje zyrtare diplomatike me Kinën dhe jo me Tajvanin.
Udhëtimi i Pelosit, nëse do të ndodhte, vjen gjithashtu në mes të tensioneve të shtuara midis Uashingtonit dhe Pekinit - dhe përpara një telefonate të shumëpritur midis presidentit të SHBA Joe Biden dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.