Policia ka bërë të ditur se një person në Pejë ishte arrestuar për një rast ngacmimi dhe më pas, i njëjti ka kanosur me jetë policin.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ishte arrestuar për një rast ngacmim dhe më pas i njëjti kishte kanosur me jetë zyrtarin policor gjatë kryerjes se detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.