Dy persona në Pejë kanë raportuar mbrëmjen e së shtunës në polici, se kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tyre, nga persona ende të paidentifikuar.
Të shtënat dyshohet se kanë ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve-borxheve.
“Nga predhat janë dëmtuar dy tjegulla dhe një gyp-ujëmbledhës. Rasti po hetohet nga ekipet përkatëse policore”, thuhet në raporton e policisë, përcjell Klankosova.tv.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.