Lajmet e fundit

Një person është arrestuar pasi dyshohet se dje e ka goditur me veturë një polic.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
"Ai është ndaluar nga prokurori i Shtetit për 48 orë. Në kohën e paraparë ligjore do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit", tha Nikçi.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00.
Zyrtari policor kishte tentuar për ta ndaluar në kontroll të dyshuarin.
https://klankosova.tv/peje-goditet-me-veture-nje-polic-ne-krye-te-detyres-i-dyshuari-ne-arrati/