Një burrë është arrestuar në Pejë, i cili dyshohet se në ahengun familjar gjuajti me armë zjarri.
“Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën e zjarrit pistoletë, dy karikatorë , 30 fishekë dhe 7 gëzhoja të kalibrit 9x19, (për të cilën armë posedon leje valide)”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.