Humbja e thellë nga Sigal Pristina e detyroi Trepçën ta zëvëndësoj trajnerin.
Vendin e Alex Jonçevskit e zuri turku Engin Gencoglu i cili do të debutoj këtë të diel si trajner i ekipit të Trepçës.
Por sfida e tij e parë do të jetë goxha e vështirë pasi ai së bashku me lojtarët e tij do të udhëtojnë për në “Karagaç” ku do të ballafaqohen me skuadrën e Pejës.
Ky duel është derbi i javës së 19-të i cili zhvillohet të dielën nga ora 17:00 dhe do të transmetohet direkt në Klankosova.
Në atë ditë është edhe një ndeshje tjetër në Suharekë.
Ekipi nga ky qytet, Golden Eagle Ylli do ta presë në shtëpi Vëllaznimin e Gjakovës prej orës 19:00.
Kampioni në fuqi synon ta gjej fitoren e 15-të rresht në Superligë, ndërsa Vëllaznimi do të tentoj të kthehet tek triumfi pas dy disfatave radhazi.
Në fakt xhiro e 19-të fillon ditën e shtunë me dy super sfida.
Prej orës 17:00 takohen Sigal Prishtina dhe Bashkimi në “Pallatin e Rinisë”.
Ndërsa dy orë më vonë Rahoveci i vendit të fundit e pret në shtëpi ekipin e Ponte Prizrenit i cili është vetëm një pozitë më lartë.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.