Procredit Superliga e Basketbollit të Kosovës, është në fazën e saj të playoffit, ku po zhvillohen gjysmëfinalet.
Pas fitores në ndeshjen e parë në Minatori, kampionët aktual Trepça udhëtojnë në Karagaçi, për aktin e dytë të kësaj serie ndaj Pejës, shkruan KlanKosova.tv.
Peja synon të ndal skuadrën e Beçiragiç, për të ruajtur terenin vendas, derisa Trepça synon të bëj hapin tutje drejt finaleve.
Takimi i parë ishte shumë i ngushtë, me Trepçën që triumfoi 86-78. Kjo gjysmëfinale luhet nga ora 19:30 dhe transmetohet ekskluzivisht në Artmotion, në kanalin Sport2./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.