Sot do të zhvillohet ndeshja e tretë gjysmëfinale mes Pejës dhe Trepçës në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Takime shumë më interesante janë zhvilluar mes Trepçës dhe Pejës, sidomos gjysmëfinalja e dytë, që u përcaktua fituesi pas dy vazhdimeve, 107:105 për mitrovicasit, që kishin fituar edhe takimin e parë, 75:68.
Pejanët synojnë fitoren për të ngushtuar serinë në 2:1, ndërsa ‘Xehetarët’ të fitojnë dhe kalojnë në finale.
Fituesi do të ballafaqohet në finale me Golden Eagle Yllin, që e mposhti Prishtinën në tri ndeshje. /Klankosova.tv/
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.