Kampioni i Kosovës në basketboll, Peja nuk duket se e ka ndërmend që të ndalet me nënshkrimet e lojtarëve për stinorin e ri.
Pas dy transferimeve rresht të shtunën, klubi pejan njofton se Larry Thomas do të vazhdojë kontratën edhe për një sezon tjetër.
“Nuk ka nevojë prezantim për Larry Thomas, të gjithë e dijmë kush është Larry dhe çka zhvillon Larry në fushë. Vikend të këndshëm”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Peja gjatë ditës së sotme ka shtuar në rosterin e saj edhe amerikanin Tervell Beck dhe Meriton Ismailin.
Kujtojmë, Thomas u transferua te Peja në shkurt të këtij viti, duke dhënë një kontribut të madh në rikthimin e titullit kampion. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.