Në vikend zhvillohet xhiroja e tetë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Të shtunën prej orës 19:00 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Vëllaznimi e pret ekipin e Bashkimit. “Kuqezinjtë” javën e tetë e nisin pas dy fitoreve fantastike ndaj Ponte Prizrenit dhe Trepçës, kurse “Arpaxhikët” synojnë të rikthehen tek triumfi pas tre disfatave rresht.
Duel interesant pritet të zhvillohet edhe në palestrën “13 Qershori” në Suharekë ditën e diel.
Aty, Golden Eagle Ylli e pret ekipin e fundit të tabelës, Rahovecin. Kampioni në fuqi është këndellur në tre sfidat e fundit dhe synon ta mbajë të njëjtin ritëm, kurse “Vreshtarët” pas gjashtë humbjeve radhazi do të mundohen të kthehen tek triumfi.
Dita e diel i takon mes vete dy klubet me të trofeshme kosovare në basketboll.
Në “Karagaç”, do të ballafaqohen vendi i parë me të dytin. Peja që ka 7 fitore në po aq ndeshje e pret në shtëpi Sigal Prishtinën me 5 fitore e humbje.
Kjo sfidë fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Klankosova.
Teksa, sfida ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Trepçës nuk zhvillohet pasi që fituesi do të caktohet me rezultatin e Ligës Unike.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.