Pejanët i janë hakmarrë në mënyrën më të mirë të mundshme prishtinasve për disfatën e parë të pësuar katër ditë më parë në kryeqytet, në takimin e parë të finaleve të play-offit.
Basketbollistët e Pejës gjatë terë lojës kanë bërë një super ndeshje përballë një Sigal Prishtinë, e cila sonte për asnjë momente nuk ia doli që të gjej lojën e tyre më të mirë, madje, edhe ylli i prishtinasve, Dardan Berisha zhgënjeu me paraqitje tejet të dobët.
Peja furishëm e nisi lojën duke e mbyllur periudhën e parë 31 pikë epërsi (31-7). Ndërkohë, në periudhën e dytë, Sigal Prishtina u mundua mjaft që të shkrijë epërsinë e nikoqirëve, por pejanët vazhduan më lojë mjaft të mirë dhe skuadra në pushim shkuan më rezultat 46-29, në favor të Pejës.
Skuadra nga kryeqyteti mirë e nisen periudhën e tretë, duke e ngushtuar rezultatin, mirëpo, skuadra vendëse nuk lejoj të rrezikohet fitorja, duke e mbyll këtë pjesë më 14 pikë epërsi (60-46).
Raportet në parket nuk ndryshuan as një dhjetëminutëshin e fundit, sepse Peja me lojë të mirë dhe të përkrahur nga “Shqiponjat”, mbante epërsinë në rezultat, dhe në fund iu gëzua fitores me rezultat të përgjithshëm 80-72.
Ndeshja e tretë finales se play-offit luhet pas tri ditësh në Prishtinë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.