Peja nuk ia doli të kthehet në shtëpi me trofe.
Kjo pasi klubi kosovar u mposht në finale të Ligës Ballkanike nga Hapoel Beer Sheva/Dimona.
Ndeshja përfundoi me rezultat 101:95 në palestrën “Obshtinska”, në Stara Zagora të Bullgarisë.
Tek klubi pejan, më të dalluarit ishin David Joseph me 31 pikë e Brad Waldow, që ia shtoi edhe 23 të tjera.
Derisa tek fituesit, ata që spikatën me lojën e tyre ishin David Efiyani, me 28 pikë i ndihmuar nga Greg Whittington, me 23 pikë.
Ndërkaq, Beroe nikoqirët që organizuan “Final Four”, e që u eliminuan nnë gjysnëfinale nga ekipi kosovar, u stolisën me medaljen e bronztë.
Ata mposhtën në ndeshjen për vendin e tretë mposhtën ekipin nga Mali i Zi, Milenijum Kodio, me rezultat 100:87/
Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.