Klubi i basketbollit, Peja, ka njoftuar se nga ora 14:00 do të dalin biletat në shitje për ndeshjen e katërt të serisë finale ndaj Trepçës.
“Për shkak të kërkeses së madhe dhe evitimit të kolonave, klubi ka vendos qe sot në ora 14:00 të dalin në shitje biletat. Biletat mund ti bleni në FanShop”.
Momentalisht mitrovicasit po avancojnë në serinë finale 2:1 dhe i mjafton një fitore për tu shpallur kampion, ndërsa pejanët duhet të fitojnë në takimin e së dielës, si dhe sfidën e të enjtes në “Minatori” për tu kurorëzuar me titullin e kampionit.
Takimin e parë e fituan ‘Xehetarët’ 94:86, ndërsa ndeshjen e dytë e fituan bindshëm pejanët 107:79, kurse përballjen e fundit e fituan mitrovicasit të udhëhequr nga Ilir Selmani, 97:90.
Duelet finale, por edhe gjatë kampionatit të rregullt mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante, ndërsa interesimi është i jashtëzakonshëm, sidomos në finale. /Klankosova.tv.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.