KB Peja ka nënshkruar me lojtarin amerikan Cameron Rundles.
Klubi i Basketbollit Peja ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan Cameron Rundles.
Ai siç njofton klubi përmes faqes zyrtare luan në pozitën e organizatorit.
Karrierën e ka filluar në ekipet Montana dhe Wofford kurse atë profesionale e ka vazhduar në Europë ku sezonën 2013/14 ishte pjesë e ekipit Jekabpils në Supërligën e Letonisë cila luante edhe ne Baltic Basketball League.
Sezonën 2014/15 luajti në Cherkaski Monkeys në Ukrainë për të vazhduar në sezonën 2015/16 në ekipin hungareze Falco KC. Me Falco FC, Rundles luajti edhe ne FIBA Europe Cup, ku ka pasur një mesatare prej 15 pikë, 5 asistime dhe 3 kërcime për ndeshje, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.