Shkrimtari i njohur shqiptar, disa herë i nominuar për çmimin Nobel për letërsi, Ismail Kadare, është nderuar sot në qytetin e Pejës me dy çmime.
“Qytetar Nderi i Pejës” dhe laureat i takimeve ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli”, janë epitetet që iu dhanë sot shkrimtarit në fjalë, njofton Klan Kosova.
Kadare, që për herë të parë pas luftës erdhi në këtë qytet, shprehi falënderimet e tij për vlerësimet që iu bënë, njëkohësisht tha që një ngjarje të tillë nuk e kishte menduar se do të ndodhte ndonjëherë.
Pjesë e kësaj ngjarje ishte edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, i cili u zotua se do të ndihmoj Kosovën në fushën e letërsisë.
Kronikë nga Arbresha Fazliu.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.